Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Plagosje në Kurbin, arrestohet autori i dyshuar

Nga A2 CNN
24 Gusht 2022, 22:27 | Kronikë
Plagosje në Kurbin, arrestohet autori i dyshuar

Policia e Kurbinit ka arrestuar një 41-vjeçar pasi dyshohet se ka qëlluar duke plagosur me armë zjarri një bashkëfshatarin e tij, 53 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjormë, rreth orës 20:15. “Shtetasi M.L., 41  vjeç, banues po në këtë fshat, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, me bashkëfshatarin e tij, shtetasin R.T. 53 vjeç, e ka plagosur me armë zjarri 53-vjeçarin, i cili është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore. Falë reagimit në kohë, veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme procedurale, autori i dyshuar i plagosjes, shtetasi M. L.”, tha Policia.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

A2 CNN Livestream

Dita jonë