Rritet fluksi i turistëve, peizazhi dhe historia e Linit tërheq vizitorët e huaj

Publikuar më: 24/8/2022, ora 11:28

Rritet fluksi i turistëve, peizazhi dhe historia e Linit tërheq vizitorët e huaj

Publikuar më: 24/8/2022, ora 11:28

Fshati turistik i Linit në Pogradec, këtë sezon veror, ka qenë ndër destinacionet kryesore të pushuesve vendas dhe të huaj që kanë vizituar juglindjen e vendit.

Bazilika paleokristiane dhe mozaiku, janë ato që tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë në Lin. Të dhënat flasin se këtë sezon veror janë mbi 1 mijë vizitorët e huaj që janë tërhequr nga Lini.

Turistët e huaj shprehen të kënaqur me atë që gjejnë në Lin, disa prej të cilëve e kanë gjetur në librat e udhëtimit, ndërsa të tjerë në maps.

Rritja e numrit të vizitorëve ka shtyrë banorët vendas të shtojnë numrin e bujtinave, duke bërë që edhe këtu turizmi familjar të shikohet si një mundësi e mirë përftimi për familjet vendase.