Rusët që u futën në uzinën e Gramshit, gjykata jep masën e sigurisë

Publikuar më: 24/8/2022, ora 13:45

Rusët që u futën në uzinën e Gramshit, gjykata jep masën e sigurisë

Publikuar më: 24/8/2022, ora 13:45

Dy rusët Mikhail Zorin e Svetlana Timofoeva dhe ukrainasi Fadir Aplativ janë njohur këtë të mërkurë me masën e sigurisë pas ngjarjes së Gramshit. Gjykata dhe masën e sigurisë arrest me burg për të tre personat e arrestuar në flagrancë.

Ditën e shtunë, ata u futën në uzinën e Gramshit, ku u përplasën me dy ushtarë shqiptarë, të cilët përfunduan në spital pasi u sulmuan me spraj.

Ata do të hetohen vetëm për 2 vepra penale nga 5 që kishte kërkuar prokuroria, për sigurim informacioni në bashkëpunim dhe dhunën e ushtruar ndaj ushtarëve.