Shkon me pushime në Madrid, kthehet i infektuar me linë e majmunit, COVID dhe SIDA

Publikuar më: 24/8/2022, ora 22:58
Madrid 1280x720

Shkon me pushime në Madrid, kthehet i infektuar me linë e majmunit, COVID dhe SIDA

Publikuar më: 24/8/2022, ora 22:58

Zakonisht, kur kthehesh nga një udhëtim në një destinacion turistik, merret me vete si suvenir një objekt i vogël por domethënës si kujtim për qëndrimin aty.  

Por në rastin e një 36-vjeçari nga Katania, në Itali, pushimet në Madrid nuk do të harrohen kurrë.  Pak pas kthimit nga kryeqyteti i njohur europian, ai eshte ndjerë keq dhe është diagnostikuar jo me një, por njëkohësisht me tre nga viruset më të përfolur në botë.

Bëhet fjalë për linë e majmunit, HIV dhe COVID-19, një rast unikal ky, sepse përfaqëson rastin e parë në botë kur këto tre viruse shfaqen në të njëjtën kohë tek një pacient.

I shtruar rreth dy javë në spitalin San Marco të Katanias, tashmë siciliani anonim ndodhet në banesën e tij, në gjendje të mirë shëndetësore, por rasti i tij po studiohet nga një grup studiuesish britanikë, siç pohon revista shkencore Journal of Infection.