SPAK hetime për Ilir Metën, kërkon në KQZ formularin e dekriminalizimit

Publikuar më: 24/8/2022, ora 12:26
SINK META PER LUSTRACIONIN frame 1230 1280x720

SPAK hetime për Ilir Metën, kërkon në KQZ formularin e dekriminalizimit

Publikuar më: 24/8/2022, ora 12:26

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka kërkuar nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve një kopje të formularit të vetëdeklarimit të Kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.

Shkresa që SPAK i ka drejtuar KQZ i referohet Metës si ish-deputet. Ajo thekson se informacioni kërkohet për llogari të hetimeve që kjo strukturë ka nisur në kuadër të kallëzimit nga ish-deputeti Halit Valteri, i cili ka akuzuar Metën për lobim me të ardhura të paligjshme.

Ish-presidenti i ka mohuar këto akuza ndërsa kërkesës së prokurorisë, Meta iu përgjigj duke nxjerrë një tjetër shkresë që SPAK i ka drejtuar drejtorisë së gjendjes civile ku kërkon informacion mbi gjeneralitetet e tij. Në një postim në Facebook, Meta shkruan se SPAK ka vendosur t’i shërbejë hapur mafies së inceneratorëve në panik, duke e cilësuar edhe një herë reformën në drejtësi si Ramaforma.