Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Vera e pazakontë, fluks pacientësh të vegjël në qendra shëndetësore

Nga A2 CNN
24 Gusht 2022, 17:56 | Aktualitet
Vera e pazakontë, fluks pacientësh të vegjël në qendra

Luhatja e temperaturave prej mesit të gushtit dhe prezenca e Covid-19, kombinuar me virozat në qarkullim, kanë rritur ndjeshëm sëmundjet tek të vegjlit.

“Duke iu referuar viteve në këtë periudhë, nuk kemi pasur këtë lloj ngarkese te fëmijët. Ka shtim të rasteve. Më shkojnë edhe 30 vizita në ditë”, shprehet Makbule Naipi, mjeke pediatre.

Kjo situatë e pazakontë për stinën ka befasuar edhe mjekët pediatër. “Kjo quhet një periudhë qetësie, por rastet janë shtuar më shpejt nga vitet e kaluara”.

E teksa në shtator pritet rritje e mëtejshme rasteve të fëmijëve të sëmurë, mjekët japin disa këshilla për prindërit e veçanërisht mësuesit.

“Ambientet të ajrosen, të mbahet një veshje sa më praktike, të mos konsumojnë gjëra që nuk janë të këshillueshme dhe të kontrolluara. Prindërit duhet t’i japin ujë me vete fëmijëve”, shprehet pediatria.

Mjekët tregojnë gjithashtu se një pjesë e fëmijëve që paraqiten në qendra Shëndetësore me shenja virozat, rezultojnë të jenë prekur nga koronavirusi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani