Anija me 30 vela në Durrës, vijnë edhe 50 amerikanë

Publikuar më: 25/8/2022, ora 13:34
veliera 1280x720

Anija me 30 vela në Durrës, vijnë edhe 50 amerikanë

Publikuar më: 25/8/2022, ora 13:34

Veliera luksoze “Sea Cloud” është ankoruar, këtë të enjte, në Portin e Durrësit, e cila lundron nën flamurin maltez, e veçantë për nga ndërtimi i saj me 30 vela.

Veliera u ankorua mëngjesin e sotëm në kalatën nr. 4 dhe ka sjellë 50 turistë amerikanë, të cilët kanë vijuar vizitat e tyre në destinacionet e planifikuara turistike.

Prekja e një porti nga Sea Cloud-i konsiderohet kudo në botë si ngjarje e rëndësishme, jo vetëm për faktin se është tepër luksoz, por edhe për “biografinë” 91-vjeçare.

Ndalesa e saj në Durrës vjen pas lundrimit disa orësh nga Tivati dhe pasdite do të vijojë drejt Sarandës.