Avionët fluturojnë mbi stadium, futbollistët ngujohen në bunkerë për 4 orë

Publikuar më: 25/8/2022, ora 13:07
futbollistet ne bunker 1254x720

Avionët fluturojnë mbi stadium, futbollistët ngujohen në bunkerë për 4 orë

Publikuar më: 25/8/2022, ora 13:07

Gjashtë muaj pas pushtimit nga Rusia, në Ukrainë provuan të kthehen në normalitet, madje duke rinisur edhe kampionatin e futbollit. Por, ajo që ndodhi në Lviv, në ndeshjen ndërmjet Rukh dhe Metalist Kharkiv është e pabesueshme.

Përballja u ndërpre tre herë nga sirenat e alarmeve, pas kalimit të avionëve luftarakë në qiej. Lojtarët u detyruan të largohen nga fusha, për të hyrë në bunkerët e ndërtuar në stadiume, ku u detyruan të qëndronin për afro dy orë e gjysmë të strehuar.

Prej këtyre episodeve, sfida zgjati plot 4 orë e 27minuta, në vend të 90 minutave normale të një ndeshje futbolli. Mes gjithë këtyre peripecive, takimi u luajt deri në fund dhe fitues dolën miqtë e Metalist, me rezultatin 2-1.

Edhe pse lufta vazhdon, edicioni i ri futbollistik në Ukrainë nisi të mërkurën e kaluar, si mënyrë e autoriteteve që ti japin shtysë morale ushtrisë dhe popullsisë ukrainase. Në katër ndeshjet e mëparshme të luajtura, asnjëra nuk u ndërpre nga sirenat e alarmit.

Kampionati ukrainas po zhvillohet me masa të forta sigurie. Tifozët nuk lejohen në stadiume, teksa shumë skuadra të zonave të prekura nga bombardimet, i luajnë ndeshjet në qytetet perëndimore të vendit, pranë kufirit me Poloninë. Së fundmi në Premier League e Ukrainës janë transferuar Realdo Fili te Çernomorets Odesa, si edhe Seferi, Toli dhe Totrenga Tirana te Vorskla Poltava.