Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Champions League, Rangers, Copenaghen e Dinamo Zagreb kualifikohen në grupe

Nga A2 CNN
25 Gusht 2022, 07:08 | Futboll
Champions League, Rangers, Copenaghen e Dinamo Zagreb kualifikohen në grupe

U përcaktuan edhe tre skuadrat e fundit të kualifikuara në fazën e grupeve të Champions League. Glasgow Rangers, Copenaghen dhe Dinamo Zagreb siguruan kualifikimin pas ndeshjeve play-off.

Drama më e madhe u regjistrua në ndeshjen PSV Eind’hoven-Rangers. Pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë, skocezët fituan 1-0 në trasfertën në Holandë. 

Vendimtar ishte goli i Colak në të 60-ën, me skuadrën e van Bronckhorst që rezistoi deri në vërshëllimën finale dhe festoi.

FC Copenhagen u kualifikua falë barazimit 0-0 në fushën e Trabzonspor, duke përfituar nga suksesi 2-1 i ndeshjes së parë. Turqit provuan me çdo mënyrë të gjenin golin, por 17 tentativat e tyre drejt portës nuk rezultuan të suksesshme përballë murit danez.

Dinamo Zagreb ishte skuadra e fundit e kualifikuar. Pas humbjes 1-0 në ndeshjen e parë ndaj Bodo Glimt, kroatët e mbyllën lojën e rregullt me shifrat 2-1, duke bërë që fituesi të përcaktohej në kohën shtesë.

Golave të Orsic e Petkovic, miqtë iu përgjigjën me Gronbaek. Në shtesë, tentativat e Dinamos u shpërblyen në të 117-ën, me golin e Drmic, ndërsa në sekondat e fundit Bockaj vulosi suksesin 4-1.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu