Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

“Elizabeta dhe të tjerat”, dhjetë portretet e grave që kanë ndikuar në kurorën e mbretëreshës britanike

Nga A2 CNN
25 Gusht 2022, 17:21 | Aktualitet
“Elizabeta dhe të tjerat”, dhjetë portretet e grave

Eva Grippa është një gazetare që ndjek prej vitesh ngjarjet në pallatin mbretëror të Anglisë. Ajo ka shkruar një libër për mbretëreshën më të përfolur aktualisht dhe jo vetëm për të. Ajo sjell dhjetë portrete të tjera të grave që kanë ndikuar në jetën e saj. Albana Nexhipi e sjell këtë libër në shqip.

"Elizabeta dhe të tjerat" është libri që sjell jetën e mbretëreshës britanike dhe dhjetë grave që kanë ndikuar jetën e saj, nisur që nga nëna e deri tek nuset e dy nipërve që jo pak e kanë vënë mbretëreshën Elizabeth në krye të lajmeve edhe këtë dekadë të mbretërimit.

Albana Nexhipi është përkthyesja e kësaj vepre, që ndan me ne edhe opinionin e saj mbi kapitujt më grishës të librit.

 “Ka një kapitull interesant për marrëdhënien me princeshën Diana, dhe dyshimet se aksidentin e saj mund ta kishte organizuar pikërisht nga mbretëresha, dhe libri jep disa përgjigje dhe ndërton disa skema, që  e lë  lexuesin të marrë vetë përgjigjen”, shton për A2 CNN Nexhipi.

Përkthyesja tregon se libri është shkruar nga Eva Grippa në një gjuhë të thjeshtë, të qartë, gazetareske, po aq sa edhe përshkruese kur bëhet fjalë për pallatin mbretëror apo intrigat që ndodhin apo pëshpëriten korridoreve të monarkisë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë