Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Fondi i fuqishëm blen këngët e Pink Floyd për gjysmë miliardë dollarë

Nga A2 CNN
25 Gusht 2022, 21:57 | Showbiz

Amerikanët e Blackstone, një nga grupet financiare më të fuqishme në botë, është afër blerjes së katalogut të plotë të këngëve të grupit legjendar britanik, Pink Floyd.

Lajmi vjen nga prestigjiozja Financial Times, që detajon edhe shifrën e pabesueshme të shpenzuar, rreth 500 milionë dollarë.  

Blerja vjen përmes fondit të Blackstone, Hipgnosis Songs Capital (HSC), i cili ka blerë katalogë të ngjashëm të artistëve të njohur si Leonard Cohen, Justin Timberlake, Nile Rodgers, Nelly Furtado, për një vlerë totale rreth 340 milionë dollarë, por katalogu i Pink Floyd i kapërcen të gjithë këto së bashku.

Aty mund të gjenden disa perla të rokut progresiv si “The Wall”, “The Dark Side of the Moon” , “Wish You Were Here” dhe shumë të tjera, të shkruara gjatë një karriere të filluar në vitin 1963 nga Roger Waters, Richard Wright, Nick Mason dhe David Gilmour.

Pa harruar kurrë Syd Barrett, liderin gjenial të fillimeve, talentin ndoshta më kreativ nga të gjithë, i cili braktisi Pink Floyd pak vite më vonë por i ndikoi gjithmonë, Barrett që u izolua në shtëpinë e tij në Kembrixh deri në vdekjen në vitin 2006, pa folur me asnjë përveç luleve me të cilët merrej përditë, për shkak të demonëve të shkaktuar nga sëmundja mendore.

A2 CNN Livestream

Dita jonë