Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Kishte fshehur një 17-vjeçare në bagazh, ndalohet i riu në pikën kufitare

Nga A2 CNN
25 Gusht 2022, 09:55 | Kronikë
Kishte fshehur një 17-vjeçare në bagazh, ndalohet i riu në

Një 23-vjeçar është arrestuar ndërsa një 17-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë, pasi tentuan të kalonin në mënyrë të paligjshme në territorin e Shqipërisë një shtetase të mitur.

Shërbimet e policisë kufitare në Qafë Prush, ushtruan kontroll të imtësishëm në makinën tip "Benz", me drejtues shtetasin D. LL. dhe pasagjer 17-vjeçararin.

Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit, u gjet e fshehur një shtetase e mitur 17 vjeçe, e cila tentonte të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin D. LL., 23 vjeç, rezident në Londër, si dhe procedua në gjendje të lirë 17-vjeçari, banues në Kosovë, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit" dhe shtetasen e mitur për veprën penale "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror".

A2 CNN Livestream

Dita jonë