Koronavirusi në Shqipëri, një viktimë dhe 19 pacientë të shtuar në spital

Publikuar më: 25/8/2022, ora 18:24
koronavirusi vaksina 1024x576

Koronavirusi në Shqipëri, një viktimë dhe 19 pacientë të shtuar në spital

Publikuar më: 25/8/2022, ora 18:24

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit një person ka humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit, nga 1285 testime të kryera, 375 qytetarë kanë rezultuar të infektuar, ndërsa 389 të shëruar. Janë 3689 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 19 pacientë.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1285 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 375 qytetarë, në këto bashki:

121 në Tiranë, 29 në Lushnje, 16 në Durrës, 12 në Vlorë, nga 11 qytetarë në Pogradec, Devoll, nga 10 qytetarë në Krujë, Kamëz, nga 9 qytetarë në Fier, Sarandë, Elbasan, nga 8 qytetarë në Kavajë, Himarë, Gjirokastër, nga 7 qytetarë në Divjakë, Korçë, Maliq, nga 5 qytetarë në Malësi e Madhe, Lezhë, Vorë, Berat, nga 4 qytetarë në Vau i Dejës, Mallakastër, Selenicë, Kolonjë, Kuçovë, nga 3 qytetarë në Shkodër, Shijak, Mat, Roskovec, Tepelenë, Dimal, Skrapar, Belsh, Gramsh, nga 2 qytetarë në Tropojë, Rrogozhinë, Patos, Delvinë, nga 1 qytetar në Pukë, Fushë Arrëz, Kurbin, Dibër, Bulqizë, Libohovë, Memaliaj, Peqin. 

Janë 3,689 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 19 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Fieri 73 vjeçe. 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Janë shëruar 389 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 319,193 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (24 Gusht 2022)

Raste të reja ditore            375

Të shëruar në 24 orë          389

Të shtruar në spitale             19

Humbje jete në 24 orë           1

Testime ditore                    1285

Testime totale               1,956,041

Raste pozitive                  326,461

Raste të shëruara              319,193                                                                                              

Raste Aktive                        3,689

Humbje jete                         3,578

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                       1,658

Fier                                                 397

Durrës                       282

Vlorë                              269

Korçë                           252

Elbasan                    239

Shkodër                                   224

Gjirokastër         131

Berat                               99

Lezhë                            73

Dibër                              46

Kukës                              19