Lazarati nuk heq dorë, sekuestrohet një sasi kanabisi

Publikuar më: 25/8/2022, ora 09:05
legalizimi i kanabisit  1280x720

Lazarati nuk heq dorë, sekuestrohet një sasi kanabisi

Publikuar më: 25/8/2022, ora 09:05

Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike kanabis sativa është sekuestruar nga policia e Gjirokastrës në zonën e Lazaratit.

Në kuadër të operacioni policor, “Gjokaj” policia gjeti bimë të kultivuara dhe në proces tharjeje në banesën e 34-vjeçarit A.S., i cili u arrestua në kushtet e flagrancës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Policia bën me dije se ka bërë kontrolle të imtësishme dhe në disa zona të tjera të fshatit Lazarat.