Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Llaftiu i “Vol vo 4”, mori pafajësi për trafikun e drogës, e “djegin” celularët në qeli

Nga A2 CNN
25 Gusht 2022, 15:41 | Aktualitet
Llaftiu i “Vol vo 4”, mori pafajësi për trafikun e

Denis Llaftiu mori pafajësi nga Gjykata e Posaçme në lidhje me akuzat e trafikut të drogës si pjesë e grupit të “Avdylajve” të Shijakut, por nuk i shpëtoi një ndëshkimi për tre telefona që iu gjetën në qeli.

Gjykata e Tiranës ka dhënë një dënim me 10 muaj burg ndaj Llaftiut, i cili është gjykuar pa masë sigurie. Sipas gjykatës, tre aparatet celularë i janë gjetur në tualetin e qelisë së tij në burgun 313 në korrik të vitit të kaluar, ku rrinte për llogari të hetimit të dosjes “Vol vo4”.

Para punonjësve të policisë, por edhe më vonë në gjykim, Llaftiu ka pretenduar se i kishte gjetur telefonat të mbështjellë në një peshqir tek dushet, pak orë para kontrollit policor.

Nga ekspertimi që iu bë telefonave nuk u rikuperuan të dhëna me interes për hetimin.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani