Marku kampion, reagon Edi Rama

Publikuar më: 25/8/2022, ora 22:49
rama 1 1280x690

Marku kampion, reagon Edi Rama

Publikuar më: 25/8/2022, ora 22:49

Kryeministri Edi Rama uri Florian Markun për fitoren e titullin WBC Silver në boks. “Albanian King”, shkruhet në postimin e Ramës në Facebook, menjëherë pasi Marku u shpall fitues i ndeshjes.

Boksieri shqiptar u takua me Kryeministrin edhe para ndeshjes dhe i dhuroi një palë doreza boksi.

⚔️ALBANIAN🇦🇱KING👑

Posted by Edi Rama on Thursday, August 25, 2022

Marku u shpall kampion në boks për peshën “welterweight” në versionin WBC Silver duke mposhtur me pikë meksikanin Miguel Parra Ramirez.

Pas 10 raundesh të luftuar, ku të dy boksierët treguan nivel të lartë, shqiptari fitoi takimin me vendim unanim të gjyqtarëve, 96-91, 96-92, 95-92.

Ndeshja parashikohej më e lehtë për Markun, por që nga raundi i parë, Ramirez tregoi se do të ishte një kockë e fortë, dhe arriti ta çonte ndeshjen deri në raundin e fundit.

Me kalimin e raundeve, meksikani bëhej edhe më i guximshëm, duke i rezistuar goditjeve të Markut dhe duke lëshuar edhe ai gjuajtje që e vunë jo pak në vështirësi shqiptarin.

“Meksikanët janë të fortë, siç e patë sot, kushdo që vjen këtu jep shpirtin për fitoren. Ju falënderoj nga zemra të gjithë ju që keni ardhur këtu. Nuk jam Superman, por ju premtoj se do të jap shpirtin dhe nuk do të dorëzohem kurrë”, tha Marku pas ndeshjes.