Përgjaket Dita e Pavarësisë në Ukrainë, Rusia sulmon stacionin e trenit, dhjetëra viktima

Publikuar më: 25/8/2022, ora 07:18

Përgjaket Dita e Pavarësisë në Ukrainë, Rusia sulmon stacionin e trenit, dhjetëra viktima

Publikuar më: 25/8/2022, ora 07:18

Të paktën 20 persona humbën jetën dhe mbi 50 mbetën të plagosur si pasojë e një sulmi me raketa të avionëve rusë në një stacion hekurudhor në Ukrainë.

Ngjarja ndodhi në stacionin e Chaplyn në Dnipopetrovsk në një kohë kur zona frekuentohej nga një numër i madh njerëzish për shkak të Ditës së Pavarësisë.

Presidenti Zelensky e dënoi menjëherë këtë ngjarje të rëndë dhe e cilësoi atë një akt burracakërie. Ndërkohë zëdhënësi i tij premtoi se Ukraina do të hakmerret ashpër për këtë sulm.

Bilanci i fataliteteve mund të përkeqësohet në orët në vijim, pasi shumë prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sulme me bomba u regjistruan gjatë natës edhe në rajonin e Kievit. Sipas guvernatorit Oleksiy Kuleba, shpërthimet u dëgjuan në Vyshhorodskyi, në rrethinat e kryeqytetit. Nuk ka asnjë lajm për të lënduar apo viktima.