Skema me humbje e pensioneve, Banka Botërore: Nxisni punësimin e rrisni pagat për ta shpëtuar

Publikuar më: 25/8/2022, ora 15:30
PENSIONET BANKA BOTERORE 1280x720

Skema me humbje e pensioneve, Banka Botërore: Nxisni punësimin e rrisni pagat për ta shpëtuar

Publikuar më: 25/8/2022, ora 15:30

Ndonëse të ardhurat nga sigurimet shoqërore u rritën vjet, kjo nuk e pengoi deficitin e skemës së pensioneve të zgjerohet më tej. Sipas të dhënave nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, raporti mes shpenzimeve më tepër se të ardhurat arriti në 13 miliardë lekë.

Ndërkohë, tranzicioni demografik me norma të larta të emigracionit dhe plakjen e shpejtë të popullsisë po paralajmëron barazim të numrit të kontribuuesve e përfituesve në të ardhmen e afërt.

Në këto kushte, ku e ardhmja e skemës nuk premton shumë, Banka Botërore thotë se qëndrueshmëria e sistemit të pensioneve mund të arrihet vetëm nëpërmjet nxitjes së punësimit e rritjes së pagave.

Luftimi i informalitetit në tregun e punës është një tjetër mënyrë për të shpëtuar pensionet thonë ekspertët.

Deficiti i skemës së pensioneve, të ardhurat e munguara nga pagesa e sigurimeve që duhet të mbulohen nga buxheti arrijnë në rreth 1.7 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.