Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Ulja e kilometrave të makinës, kolaudimi nxjerr shkeljet, informacion për blerësit

Nga A2 CNN
25 Gusht 2022, 16:19 | Aktualitet
Ulja e kilometrave të makinës, kolaudimi nxjerr shkeljet, informacion

Të dërgosh një automjet në servis përpara se ta blesh mesa duket nuk është e mjaftueshme. Kjo për shkak të një problematike shumë të madhe, që është ulja e kilometrave reale të makinës. Ti e blen një automjet me 170 mijë kilometra, kur në të vërtetë mund të ketë përshkuar 300 mijë kilometra. Në fund mbetesh me një makinë më të vjetëruar, me dyfish nevojë për shërbime.

Por me certifikatën e re të kontrollit teknik, synohet t’i jepet fund këtyre ndërhyrjeve abuzive me kilometrazhin dhe bëhet lehtësisht e dallueshme nga përdoruesi i automjetit.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Tranportit Rrugor ka publikuar raste të shkeljes ndër vite, me deri në 370 mijë kilometra të ulura automjetit. Sot, këto mjete nuk e kalojnë dot kolaudimin, nëse nuk rikthejnë kilometrat e vërteta të veturës.

Nga viti i ardhshëm, kjo drejtori synon të marrë të dhëna edhe për automjetet që importohen në Shqipëri nga vendet e Bashkimit Europian.

Gonxhja deklaron se rastet do të shënohen dhe punonjësit përgjegjës apo ish-koncesionari i kolaudimit do të referohet për çdo rast, ndërsa i bën thirrje dhe qytetarëve të denoncojnë raste të tilla.

A2 CNN Livestream

Dita jonë