Vajza 3-vjeçare zgjohet në funeralin e saj, por ndërron jetë sapo dërgohet në spital

Publikuar më: 25/8/2022, ora 18:45
camila 1280x720

Vajza 3-vjeçare zgjohet në funeralin e saj, por ndërron jetë sapo dërgohet në spital

Publikuar më: 25/8/2022, ora 18:45

Një vogëlushe 3-vjeçare ishte shpallur e vdekur nga mjekët, por u zgjua gjatë funeralit të saj. Ajo u transferua përsëri në spital, por ndërroi jetë menjëherë më pas. Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë. Bëhet fjalë për trevjeçaren Camila Roxana Martinez Mendoza, për të cilën familja denoncon neglizhencën e mjekëve, ndërsa çështja po ndiqet nga Prokurori i Përgjithshëm i Shtetit meksikan të San Luis Potosí.

Të mërkurën e 17 gushtit, vajza e vogël është dërguar te pediatri pas dhimbjeve të forta të stomakut dhe të vjellave. Mjeku më pas urdhëroi nënën që ta çonte në dhomën e urgjencës për veprime të mëtejshme. Në spitalin meksikan të Salinas de Hidalgo, vajza u trajtua për dehidrim dhe më pas doli me udhëzimin për të përdorur paracetamol për të ulur temperaturën e saj.

Pasi u kthye në shtëpi, gjendja e saj u përkeqësua më tej dhe familja vendosi ta kthente në spital. Në një gjendje dehidrimi të rëndë, mjekët nuk mundën të gjenin një venë për t’i bënë asaj një serum. Pas disa përpjekjesh, Camila u shpall e vdekur. Nëna, sipas rrëfimit të saj, nuk mundi ta shihte foshnjën për orë të tëra deri në varrim.

Megjithatë, gjatë varrimit familjarët vunë re se xhami i arkivolit ishte me avull dhe vajza ende merrte frymë. Ajo u transportua me urgjencë në të njëjtin spital, mjekët u përpoqën ta shpëtonin por pa sukses, vetëm për ta deklaruar të vdekur nga edemë cerebrale.

Historinë e kanë treguar gazetat angleze, të cilat kanë marrë nën kontroll gazetat meksikane. Tashmë mbi trupin e Camilës do të kryhet autopsia, ndërsa çështja do të hetohet nga prokurori publik i shtetit meksikan të San Luis Potosí.