Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Vazhdon “telenovela” Pique-Shakira, futbollisti thyen premtimin, shfaqet me një tjetër bjonde

Nga A2 CNN
25 Gusht 2022, 11:11 | Showbiz

“Telenovela” spanjolle më e ndjekur e kësaj vere ende vijon. Pique, futbollisti i Barcelonës, duket se po kalon nga një lidhje serioze në një tjetër po aq serioze.

Vetëm një muaj pas njoftimit publik për ndarjen nga Shakira, futbollisti i famshëm shfaqet dore për dore me të dashurën e re, 23-vjeçaren Clara Marti.

Çifti i ri kanë qenë bashkë në një dasmë familjare në Kodra Brava. Revista Spanjolle “Hola” siguroi foto të 35-vjeçarit me të dashurën e re.

Ylli i Barcelonës njoftoi vetëm pak javë më parë ndarjen pas 11 viteve martese me Shakirën. Kjo e fundit duket se është tërbuar nga fakti se lidhja e tyre u bë publike kaq shpejt, duke thënë se të dy kishin rënë dakord të ishin të kujdesshëm, e madje kishin firmosur një pakt, se do të prisnin një vit para se të nisnin një lidhje ose së paku, para se ta bënin publike.

Clara është ende studente dhe punon po ashtu prej muajsh në zyrën e futbollistit, pasi kujdeset për organizimin e aktiviteteve ku ai merr pjesë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë