Vdekja e Kobe Bryant, bashkëshortja e tij do të dëmshpërblehet me 16 milionë dollarë

Publikuar më: 25/8/2022, ora 07:28
bryant

Vdekja e Kobe Bryant, bashkëshortja e tij do të dëmshpërblehet me 16 milionë dollarë

Publikuar më: 25/8/2022, ora 07:28

Një juri federale vendosi që autoritetet lokale në Los Anxhelos duhet t’i paguajnë të vesë së Kobe Bryant, Vanessa, 16 milionë dollarë për fotot e trupit të burrit të saj në vendin e rrëzimit të helikopterit në vitin 2020, në të cilin vdiq kampioni i NBA.

Nëntë anëtarët e jurisë që dhanë vendimin unanim ranë dakord me Vanessën dhe avokatët e saj se oficerët dhe zjarrfikësit që shkrepën dhe shpërndanë imazhet e trupave të pajetë të Bryant dhe të vajzës 13-vjeçare Gianna, kanë shkelur privatësinë e saj dhe i shkaktuan shqetësim emocional.

15 milionë dëmshpërblim do të marrë dhe Chris Chester, i cili humbi gruan dhe vajzën e tij në aksident dhe ngriti padi me të venë e Kobe.

Vanessa Bryant dëshmoi me lot gjatë gjyqit, duke thënë se lajmet e fotove ia rëndonin pikëllimin për vdekjen e bashkëshortit dhe vajzës së saj dhe se ende ka sulme paniku. “Jetoj çdo ditë me frikën se mos shfaqen në rrjetet sociale”, tha ajo.

Bryant, vajza e tij 13-vjeçare dhe 7 persona të tjerë humbën jetën më 26 janar 2022. Grupi ishte duke fluturuar bashkë pas një turneu basketbolli për femra në Akademinë e Sporteve Mamba. Ekipi i Giannas drejtohej nga Bryant dhe ishte pjesë e turneut.