Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

Velipoja mirëpret festivalin e skulpturave të rërës, synohet të kthehet në traditë

Nga A2 CNN
25 Gusht 2022, 16:08 | Aktualitet

Land and Sand Art Festival është festivali i parë i skulpturave të artit në rërë. Velipoja është përzgjedhur si plazhi ideal për këtë aktivitet, i cili ka mikpritur disa artistë nga vende të Evropës. Koordinatori i festivalit tha që mes pjesëmarrësve ka edhe nga ato me famë ndërkombëtare.

Ndërsa ideatorja e këtij aktiviteti synon që ky të jetë vetëm hapi i parë që ta vendosë Velipojën në hartën e këtyre festivaleve që në vende të tjera kanë përmasa të jashtëzakonshme.

Festivali përmbyllet ditën e shtunë ku do të shpallet edhe fituesi, ndërsa skulpturat përveç anës teknike të realizimit pritet të jenë edhe domethënëse për mesazhin që përçojnë, si Nënë Tereza, gjendjet emocionale të fëmijëve e të tjera.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani