Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Vrasja e Madrit Ulqinakut, dalin para gjykatës Peqini e Sallufi

Nga A2 CNN
25 Gusht 2022, 10:01 | Aktualitet
Vrasja e Madrit Ulqinakut, dalin para gjykatës Peqini e Sallufi

Kanë mbërritur në Gjykatën e Elbasanit 3 personat e përfshirë në ngjarjen e 17 gushtit, ku mbeti i vrarë Madrit Ulqinaku.

Horgito Peqini dyshohet se është autori i kësaj ngjarjeje, ndërsa Klaudjan Sallufi bashkëpunëtor.

Për ta është dhënë masa e sigurisë "arrest me burg" në mungesë, ndërsa sot verifikohen kushtet e masës.

Gjyqtare e çështjes është Pajtime Fetahu, ndërsa Prokuror Arber Berexha. Avokat është Ervis Kyqyku, i cili është caktuar nga shteti, pasi asnjë i përfshirë në ngjarje nuk ka avokat.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani