BA 4 dhe BA 5 dhe tek ne, në nëntor pritet rritje e infektimeve. Së shpejti një vaksinë e re

Publikuar më: 26/8/2022, ora 15:25

BA 4 dhe BA 5 dhe tek ne, në nëntor pritet rritje e infektimeve. Së shpejti një vaksinë e re

Publikuar më: 26/8/2022, ora 15:25

Mutacionet BA 4 dhe BA 5 të variantit Omicron të koronavirusit kanë prekur Shqipërinë, ashtu siç në fakt dyshohej që në shtimin e ndjeshëm të infektimeve në qershor. Konfirmimi ka ardhur nga laboratori i referencës në Gjermani në të cilin u dërguan më herët rreth 230 mostra të dyshuara.

Me këto variante nëpër këmbë, mjekët epidemiologë parashikojnë një dimër jo fort të lehtë.

Ndërkohë, në jo shumë kohë, shqiptarët dhe popujt e tjerë mund të kenë në dispozicion një tjetër lloj vaksine ndaj Covid-19.

Mjekët epidemiologë parashikojnë ndërkohë rritje të rasteve që paraqiten në spitale në vjeshtë, si pasojë e mutacioneve të koronavirusit, kombinuar me virozat e stinës.