Ballkani, mbi 4 milionë euro fitime nga kupat

Publikuar më: 26/8/2022, ora 15:59
MB BALLKANI PERFITIMET CONFERENCE LEAGUE frame 272 1280x720

Ballkani, mbi 4 milionë euro fitime nga kupat

Publikuar më: 26/8/2022, ora 15:59

Pjesëmarrja në kupat e Europës, që u kurorëzua me kualifikimin në grupet e Conference League i kanë siguruar Ballkanit mbi 4 milionë euro të ardhura. Kampionët e Kosovës e nisën aventurën në Champions, por pas eliminimit vijuan rrugëtimin në Conference League.

Nga ecuria perfekte drejt rezultatit historik, ku kaluan çdo tur të mundshëm, klubi nga Suhareka përfitoi plot 1 milionë e 150 mijë euro. Pjesëmarrja në fazën e grupeve i garanton Ballkanit edhe 2.9 milionë euro.

Deri më tani, ekipi i Ilir Dajës ka fituar mbi 4 milionë euro, por shifra mund të rritet bazuar në ecurinë në grupe, aty ku çdo barazim shpërblehet me 160 mijë euro, ndërsa fitoret me 500 mijë euro.