Britania në krizë energjetike, faturat rriten me 80%, miliona mund të zhyten në varfëri

Publikuar më: 26/8/2022, ora 15:38

Britania në krizë energjetike, faturat rriten me 80%, miliona mund të zhyten në varfëri

Publikuar më: 26/8/2022, ora 15:38

Çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët britanikë do të rritet me 80 përqind nga muaji tetor, bëri të ditur Rregullatori britanik i Energjisë ditën e premte.

Lëvizja do të çojë mesataren vjetore të faturave energjetike në Mbretërinë e Bashkuara në 3549 paund ose 4204 euro. Masa pritet të favorizojë edhe më shumë inflacionin mes rritjes së kostos së jetesës dhe shton presionin ndaj qeverisë për veprim. Shefi ekzekutiv i Veprimit për energjinë kombëtare, Adam Scorer, tha për agjencinë e lajmeve Reuters se rritja e re e çmimit ishte katastrofike dhe do të çonte 9 milion familje në atë që e quajti “varfëri nga karburanti”, pra kur 10 përqind e buxhetit shpenzohet për fatura të energjisë.

“Çmimi i energjisë është rritur me 80 përqindja, çka nënkupton se fatura mesatare vjetore për një familje do të shkojë në 3500 paund kur një vit më parë ishte 1200. Është thjesht e papërballueshme për miliona njerëz. Kështu rreth vendit kemi atë që e kemi quajtur varfëri nga karburanti. Në shtator të 2021-shit 4 milionë njerëz klasifikoheshin si të tillë, ndërsa në tetor kjo shifër do të shkojë në 9 milion”, tha Adam Scorer.

Rregullatori britanik i energjisë paralajmëroi se një tjetër rritje e çmimit ishte e mundshme në muajin janar, duke reflektuar trysninë e madhe në tregjet e energjisë. Dy kandidatët për të pasuar Johnson si kryeministër, Liz Truss dhe Rishi Sunak janë përplasur mbi mënyrën se si do ti përgjigjen krizës.

Sakaq, parlamenti spanjoll miratoi të enjten rregullat e reja për kursimin e energjisë ku përfshihen kufizime në përdorimin e ajrit të kondicionuar, nga transporti publik, dyqanet, zyrat, teatrot dhe kinematë. Dekreti kërkon gjithashtu që nga ora 22:00 dyqanet dhe ndërtesat publike të fikin dritat.