Gjykata vendos për dokumentet e sekuestruara: Të publikohet një version i reduktuar, më pas kontroll në shtëpinë e Trump

Publikuar më: 26/8/2022, ora 08:43
190821 think donald trump mike pence se 653p 1080x720

Gjykata vendos për dokumentet e sekuestruara: Të publikohet një version i reduktuar, më pas kontroll në shtëpinë e Trump

Publikuar më: 26/8/2022, ora 08:43

Një gjykatë amerikane ka urdhëruar hetuesit që të publikojnë një version të reduktuar të letrave e dokumenteve që iu sekuestruan Donald Trump në fillim të gushtit në shtëpinë e tij në Mar a Lago të Floridas.

Qëllimi sipas gjykatës, është që ai të bindet për të autorizuar kërkime në shtëpinë e ish-presidentit. Po sipas gjykatës, një version i reduktuar i dokumenteve, do t’i tregonte Trumpit vetë, por edhe publikut se ka arsye për të hetuar edhe më thellë, dhe se nga hetimet mund të dalin detaje të tjera.

Kjo kërkesë është refuzuar më herët nga Departamenti i Drejtësisë. Sipas mandatit të kontrollit, FBI kërkon të provojë nëse Donald Trump ka kryer krim, duke marrë me vete dokumente të klasifikuara qeveritare, kur është larguar nga Shtëpia e Bardhë në janar të 2021 e që gjenden në shtëpinë e tij në Mar A Lago.

Sipas vendimit të gjykatësit, Bruce Reinhart, një përmbajtje e reduktuar e këtyre dokumenteve, do të publikohen këtë të premte në mesditë, me orën amerikane.