Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Kallëzimi kundër Metës, SPAK shkresë bankave dhe tatimeve për shpenzimet e LSI

Nga A2 CNN
26 Gusht 2022, 16:40 | Politikë
Kallëzimi kundër Metës, SPAK shkresë bankave dhe tatimeve

Prokuroria e Posaçme, SPAK, i ka dërguar shkresa zyrtare bankave të nivelit të dytë në vend dhe tatimeve, në funksion të hetimit të nisur pas kallëzimi të ish-deputetit Halit Valteri, ndaj ish-presidentit Ilir Meta.

Burime pranë SPAK konfirmuan bankave iu është kërkuar informacion lidhur me llogaritë bankare, apo çdo transaksion të bërë nga të kallëzuarit e Valterit, që veç ish-presidentit, janë edhe Monika Kryemadhi, Vangjel Tavo dhe Iraklis Fidetzis.

Njëkohësisht, është kërkuar edhe një pasqyrë e deklarimeve të tyre në organet tatimore. Hetimi në fjalë në Prokurorinë e Posaçme është regjistruar pa emra konkretë personash të dyshuar dhe po drejtohet nga prokurorët Arben Kraja dhe Sotir Kllapi.

Procedimi ndodhet në fazën e mbledhjes së informacioneve të hapura nga institucionet dhe më pas në varësi të gjetjeve apo dyshimeve që mund të krijohen, do të vendoset për veprimet e tjera hetimore, si mund të jetë thirrja dhe pyetja e të kallëzuarve. 

Me herët, SPAK i kërkoi zyrtarisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, një kopje të formularit të vetëdeklarimit të Metës, si edhe Gjendjes Civile informacion mbi gjeneralitetet e ish-presidentit dhe ndryshimeve të mundshme.

https://a2news.com/2022/08/22/meta-me-1-shtator-do-te-padis-autoritetin-e-dosjeve/

Në kallëzimin e depozituar në muajin qershor në SPAK, ish-deputeti Valteri ngre dyshime ndaj ish-presidentit dhe tre të tjerëve për disa vepra penale, mes të cilave “korrupsion” dhe “fshehje të pasurisë”.

Kallëzimi i tij mori shkas nga një publikim në një media austriake, që fliste për kontrata lobimi në SHBA, të padeklaruara nga Lëvizja Socialiste për Integrim që i paraprinë fushatës zgjedhore të vitit 2017. Sipas kallëzimit, lobimi është financuar përmes kompanive offshore në Qipro, me qëllim sigurimin e një fotoje në ceremoninë e inaugurimit të presidentit amerikan Donald Trump.

A2 CNN Livestream

Dita jonë