Një bombë për zile! Zgjimi i pazakontë i ushtarit gjumash rus

Publikuar më: 26/8/2022, ora 18:10

Një bombë për zile! Zgjimi i pazakontë i ushtarit gjumash rus

Publikuar më: 26/8/2022, ora 18:10

Askujt nuk i pëlqen të zgjohet nga zilja e orës apo e alarmit të telefonit, por pak vetë mund të kenë pasur fatin (e keq) që të zgjohen nga gjumi me një bombë.

Një video që po qarkullon në rrjet – të cilën nuk kemi mundur ta verifikojmë në mënyrë të pavarur –  shfaq momentin kur një ushtar rus, të cilin e kishte zënë gjumi në llogore, zgjohet pasi një bombë e lëshuar nga një dron, i bie pak centimetra larg.

Mrekullisht ushtari shpëton pas shpërthimit. Shumica e pjesëve i fluturojnë mbi kokë, por nga zhurma duhet të ketë mbetur të paktën pjesërisht i shurdhët.

Sipas llogarisë që postoi videon në Telegram thuhet se droni që lëshoi bombën përdoret nga një brigadë e ushtrisë ukrainase, që vepron në zonën e Luhanskut.