Një viktimë dhe 354 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit nga Covid-19

Publikuar më: 26/8/2022, ora 17:52
varianti omicron koronavirus shqiperi 1280x720 1 1280x720

Një viktimë dhe 354 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit nga Covid-19

Publikuar më: 26/8/2022, ora 17:52

Një 53-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën gjatë 24 orëven të fundit pais ihste infektuar me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë njofton se 354 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19 në 1205 testime.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë, ndërsa në të gjithë vendin janë 3,552 qytetarë aktivë me Covid19

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 490 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 319,683 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1205 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 354 qytetarë, në këto bashki:

86 në Tiranë, nga 22 qytetarë në Durrës, Lushnje, 19 në Fier, 18 në Devoll, nga 16 qytetarë në Shkodër, Vlorë, 13 në Lezhë, 12 në Sarandë, nga 8 qytetarë në Divjakë, Gjirokastër, 7 në Berat, nga 6 qytetarë në Krujë, Kavajë, Patos, Peqin, Gramsh, nga 5 qytetarë në Pukë, Dimal, Elbasan, nga 4 qytetarë në Kamëz, Dibër, Korçë, Skrapar, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Shijak, Vorë, Roskovec, Delvinë, Tepelenë, Pogradec, Kolonjë, Librazhd, nga 2 qytetarë në Kurbin, Mallakastër, Himarë, Maliq, Kuçovë, Cërrik, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Kukës, Has, Mirditë, Mat, Selenicë, Memaliaj.

Janë 3,552 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Tirana 53 vjeçe. 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Janë shëruar 490 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 319,683 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (26 Gusht 2022)

Raste të reja ditore              354

Të shëruar në 24 orë          490

Të shtruar në spitale             16

Humbje jete në 24 orë           1

Testime ditore                    1205

Testime totale               1,957,246

Raste pozitive                  326,815

Raste të shëruara              319,683                                                                                              

Raste Aktive                        3,552

Humbje jete                         3,580

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                            1,617

Fier                                                     373

Korçë                                254

Durrës                             247

Elbasan                           242

Vlorë                                    230

Shkodër                                         227

Gjirokastër                116

Berat                                      111

Lezhë                                   78

Dibër                                    44

Kukës                                    13