Nuk kishte ndodhur që nga viti 1979, gratë në Iran mundën të ndiqnin një ndeshje futbolli

Publikuar më: 26/8/2022, ora 17:18

Nuk kishte ndodhur që nga viti 1979, gratë në Iran mundën të ndiqnin një ndeshje futbolli

Publikuar më: 26/8/2022, ora 17:18

Më 25 gusht gratë iraniane mundën të ndiqnin një ndeshje futbolli të kampionatit kombëtar Esteghlal-Mes Kerman, në stadiumin Azadi të Teheranit. Kjo nuk ka ndodhur që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.

Megjithëse nuk ka asnjë ndalim zyrtar për gratë që të marrin pjesë në ngjarje sportive në Iran, ato rrallë marrin pjesë pasi shpesh u refuzohet hyrja.

Vendimi erdhi pasi FIFA u dërgoi një letër autoriteteve iraniane duke u kërkuar atyre që të heqin ndalimin e grave për të hyrë në stadiume sepse shkel statutet e futbollit ndërkombëtar.

Të enjten, tifozët u vendosën në një tribunë të veçantë dhe hynë nga një hyrje tjetër nga ajo e burrave.