Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Sekuestrohet drogë me vlerë 1.1 miliardë dollarë në blloqe mermeri

Nga A2 CNN
26 Gusht 2022, 07:56 | Bota

Policia australiane njofton se ka sekuestruar një sasi të madhe droge të llojit kristal, e njohur ndryshe si “akull”, me vlerë 1.1 miliardë dollarë, e fshehur në blloqe të mëdha mermeri.

Droga e sekuestruar, konsiderohet si sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në vend, u gjet në disa kontejnerë që shërbenin për produktet detare.

Në total në portin e Sidneit, u kapën 1800 kg metilamfetaminë, në një operacion që zgjati një javë nga autoritetet australiane, pasi droga ishte fshehur në kontejnerë të ndryshëm.

“Ajo që mësuam sot është se kapacitetet e kësaj sindikate kriminale, në volum dhe sasi janë tepër të mëdha. Këto shifra janë shqetësuese”, u shpreh zyrtari i policisë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu