Skuadra e vetme shqiptare mëson kundërshtarët në grupet e Conference League

Publikuar më: 26/8/2022, ora 16:10
SHORTI CONFERENCE LEAGUE BALLKANI 1280x720

Skuadra e vetme shqiptare mëson kundërshtarët në grupet e Conference League

Publikuar më: 26/8/2022, ora 16:10

Entuziazëm për eksperiencën e parë në histori në fazën e grupeve të një turneu të UEFA-s, por edhe angazhim maksimal, për kundërshtarët që shorti i vendosi përballë. Ballkani njohu kundërshtarët e fazës së grupeve në Conference League.

Goglat vendosën që ekipi nga Suhareka të luajë në Grupin G, aty ku Slavia Praga cilësohet si favorite, pasi ka statusin e kokës së serisë. Te çekët shkëlqen prej vitesh Peter Olayinka, talenti nigerian i cili është shitur nga Skënderbeu.

Përveç Slavias, grupi bëhet i vështirë edhe nga prezenca e rumunëve të CFR Cluj dhe turqve të Sivasspor. Misioni i Ballkanit nuk do të jetë aspak i lehtë, por kampionët e Kosovës nuk kanë ndërmend të zhgënjejnë në këtë edicion të Conference League, madje do të synojnë të jenë surpriza e madhe.

Për sa i takon verdikteve të tjera, mjaft i fortë është grupi A, ku Istanbul Başakşehir do të duelojë me Fiorentinën.

Sfidë e fortë edhe në Grupin B, aty ku West Ham do të ketë si kundërshtarë Anderlecht dhe Steauane Bukureshtit. Ndeshjet e fazës së grupeve në Conference League nisim më 8 shtator, teksa fituesi i trofeut do të përcaktohet në finalen e 7 qershorit 2023 në Pragë.