Spektakël në Romë, Lazio gjunjëzon Interin

Publikuar më: 26/8/2022, ora 22:46
luisalberto.lazio .inter .2022.2023.bacio .1400x840 1200x720

Spektakël në Romë, Lazio gjunjëzon Interin

Publikuar më: 26/8/2022, ora 22:46

Në stadiumin Olimpico të Romës, Lazio jep një leksion Interit të ish-trajnerit te saj Simone Inzaghi, duke e mundur me rezultatin 3-1.

Teknika e sulmit bardheblu, nga Pedro te Felipe Anderson dhe Luis Alberto, ishte superiore ndaj fuqisë së Lukakut, Dzeko dhe Lautaro Martinez, ndërkohë që mbrojtja e Interit nuk duket ajo e sezoneve të fundit.

 Lazio kalon në avantazh në fundin e pjesës së parë me Felipe Anderson. Interi reagon në pjesën e dytë, me një gol të argjentinasit Martinez, por një ndeshje që po i drejtohej barazimit thyhet nga një mrekulli të spanjollit Luis Alberto, që gjen një hrak që duket sikur sfidon fizikën, dhe kalon në avantazh lazialët.

Goli i avantazhit i Lazios, mrekulli e Luis Alberto

Interi humb energji dhe person kundërsulme të shumta, me Lazion që ka raste për të thelluar rezultatin, siç ndodh në minutën 86 me Pedron.