“Asgjë nuk është fat në jetë, do punë e sakrifica”, Florian Marku mesazh rinisë:  Kurrë mos u dorëzoni, dita juaj ka për të ardhur!

Publikuar më: 27/8/2022, ora 12:03
27 GUSHT FLORIAN MARKU KRYEMINISTRI frame 40054 1280x720

“Asgjë nuk është fat në jetë, do punë e sakrifica”, Florian Marku mesazh rinisë:  Kurrë mos u dorëzoni, dita juaj ka për të ardhur!

Publikuar më: 27/8/2022, ora 12:03

Një ëndërr të bërë realitet e ka cilësuar boksieri Florian Marku fitoren dhe shpalljen kampion në boks për peshën “welterweight” në versionin WBC Silver duke mposhtur me pikë meksikanin Miguel Parra Ramirez. Në ceremoninë e nderimit të tij Marku foli për vështirësitë e hasura në jetë, nga emigrant ilegal në Greqi te largimi në Angli, por theksoi se puna dhe sakrifica iu shpërblyen.

“Një ëndërr që është bërë realitet, të vijë Shqipëria dhe të më shohë mua nuk di çfarë të them. Në karrierën time kam qenë realist dhe ashtu do të ngelem. Në moshën 7 vjeçare kam iku në Selanik në Lushnje kam bërë taekwondo. Në Selanik futboll, dhe pastaj iu futa boksin. Nuk vij nga familje e pasur. Prindërit e mi kanë punuar punë krahu, në Shqipëri nëna ime ka punuar edhe pastruese. I kam thënë sa të kalojnë disa vite dhe ti s’ke për të punuar kurrë sa të jetë djali gjallë. Kaluan disa vite dhe ajo nuk ka nevojë të punojë më. Ia kam dedikuar jetën këtij sporti. Njerëzit mendojnë se është fat, por do shumë punë . E nisa karrierën në Greqi, u shpalla shumë herë kampion Greqie dhe nuk e kam hedhur kurrë poshtë Shqipërinë. Në Greqi kemi qenë pa letra dhe e vetmja mundësi që të bëja një sport të tillë ishte kikboksi ku nuk na kërkonin shumë letra në angli shkova rastësisht. Ika se një promotor me premtoi shumë, por çdo gjë ishte mashtrim as shtëpi, as makinë, as palestër. E kisha ëndërr të shkoja në Angli. Shqiptarët nuk më kanë zhgënjyer kurrë. Kudo ku jam ndeshur e kanë mbushur sallën dhe kështu më janë hapur rrugët e suksesit me shumë përgatitje e punës”.

Në fjalën e tij Marku i drejtoi edhe një mesazh rinisë shqiptare:

“I them rinisë që kanë ëndrra se asgjë nuk është fat në jetë, do shumë punë e sakrifica. Askush nuk është rastësisht aty ku është. Të gjithë kemi paragjykime. Nuk e dini se çfarë kam hequr për të arritur këtu ku jam, por dashuria e madhe më ka bërë që kurrë të mos dorëzohen. Një mesazh rinisë; kurrë mos u dorëzoni dita juaj ka për të ardhur. Jam shumë i lumtur që sot këtu”.

Kampioni Marku njoftoi gjithashtu edhe hapjen e palestrave të reja të boksit në të gjithë Shqipërinë nga Veriu në Jug.

 “Do të lançojmë palestrat e reja me mbiemrin Marku në të gjithë Shqipërinë nga veriu në jug”.