BE arrin të “thyejë” Vucic, Borrell: Arrihet marrëveshja për dokumentet në kufirin Kosovë -Serbi

Publikuar më: 27/8/2022, ora 19:01
KR BORRELL DIALOGU frame 2240 1280x720

BE arrin të “thyejë” Vucic, Borrell: Arrihet marrëveshja për dokumentet në kufirin Kosovë -Serbi

Publikuar më: 27/8/2022, ora 19:01

Përfaqësuesi i lartë për politikën e Jashtme të Bashkimit Europian, spanjolli Josep Borrell, ka dhënë një lajm historik në marrëdhëniet e tensionuara midis Kosovës dhe Serbisë.

Kur takimet e fundit të përfaqësuesve europianë dhe amerikanë në Prishtinë dhe Beograd duket sikur nuk kishin arritur rezultate konkrete, Borrel nëpërmjet një postimi në Twitter ka komunikuar se është arritur një marrëveshje midis palëve, për të mundësuar kalimet kufitare vetëm me ID, pa nevojë për dokumente të hyrjeve/daljeve që kishin shkaktuar probleme të shumëfishta nga mosnjohja e simboleve kosovare nga ana e Beogradit.

“Shtetasit kosovarë, si dhe të shteteve të tjera, do të mund të udhëtojnë lirisht midis Kosovës dhe Serbisë, vetëm me kartën e identitetit. Kemi marrë garanci nga kryeministri Kurti për këtë pjesë. Kjo është zgjidhje europiane, përgëzoj dy liderët për vendimin e tyre dhe lidershipin që treguan”, thuhet në postim, duke nënkuptuar se si pasoje e marrëveshjes, Serbia do pranojë kartat e ID ku shkruhet Republika e Kosovës.