Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Marrëveshja Kosovë-Serbi, Xhacka: Lajm shumë i mirë për rajonin, mirënjohje BE-së

Nga A2 CNN
27 Gusht 2022, 19:22 | Politikë
Marrëveshja Kosovë-Serbi, Xhacka: Lajm shumë i mirë për

Ministrja e Jashtme shqiptare Olta Xhacka ka reaguar menjëherë pas lajmit, disi të papritur, të marrëveshjes Prishtinë Beograd për njohjen e dokumenteve reciproke ne kufirin mes tyre.

"Një lajm shumë i mirë për rajonin. Kosova dhe Serbia kanë një marrëveshje nga e cila përfitojnë si shqiptarët ashtu edhe serbët. Dialogu është gjithmonë rruga. Urime të dy liderëve dhe mirënjohje BE për lehtësimin e dialogut", shkruan Ministrja në Twitter.

https://twitter.com/xhacka_olta/status/1563572143207485447

Më parë ishte vetë përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josip Borrell, që kishte njoftuar marrëveshjen. “Shtetasit kosovarë, si dhe të shteteve të tjera, do të mund të udhëtojnë lirisht midis Kosovës dhe Serbisë, vetëm me kartën e identitetit. Kemi marrë garanci nga kryeministri Kurti për këtë pjesë. Kjo është zgjidhje europiane, përgëzoj dy liderët për vendimin e tyre dhe lidershipin që treguan”, thuhej në postimin e tij, për një marrëveshje që shënon një zhvillim domethënës midis dy vendeve.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli