Marrëveshja për dokumentet në kufi, Kurti: Marrëdhëniet e mira nënkuptojnë reciprocitet, falënderoj veçanërisht amerikanët

Publikuar më: 27/8/2022, ora 20:57
300864933 617419353085129 8586768360590283317 n 1 1079x720

Marrëveshja për dokumentet në kufi, Kurti: Marrëdhëniet e mira nënkuptojnë reciprocitet, falënderoj veçanërisht amerikanët

Publikuar më: 27/8/2022, ora 20:57

Ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit kosovar Albin Kurti, për sa i përket marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë,  së njoftuar më parë nga Josip Borrell, për njohjen reciproke të dokumenteve në kufi.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës, me dokumente identifikimi (ID) të lëshuara nga shteti ynë, do të mund të kalojnë pa pengesa, ngarkesa e vonesa kufirin me Serbinë në të gjitha vendkalimet kufitare. Njësoj do të vlejë edhe për kahjen e kundërt me rastin e hyrjes në Kosovë me dokumente identifikimi (ID) të lëshuara nga autoritetet e Serbisë”, shkruan Kurti, që shton se “fryma e bisedimeve parimore e të barabarta në Bruksel është reciprociteti. Zgjidhjet normalizuese duhet ta kenë reciprocitetin përbrenda, teksa marrëdhëniet e mira fqinjësore e nënkuptojnë atë”.

Qytetarët e Republikës së Kosovës, me dokumente identifikimi (ID) të lëshuara nga shteti ynë, do të mund të kalojnë pa…

Posted by Albin Kurti on Saturday, August 27, 2022

Kurti falënderoi përfaqësuesit e Bashkimit Europian, për marrëveshjen, por veçanërisht të dërguarin amerikan Escobar dhe ambasadorin amerikan Hovenier për angazhimin dhe kontributin, ndërkohë që Borrell e kishte cilësuar marrëveshjen si “një arritje europiane”.