Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Milani merr një fitore bindëse, Leao dhe De Ketelaere protagonistë

Nga A2 CNN
27 Gusht 2022, 22:58 | Futboll
Milani merr një fitore bindëse, Leao dhe De Ketelaere

Milani fiton në mënyrë të merituar me Bolonjën dhe tregon një formë të mirë të kampioneve të Italisë në fuqi.

Kuqezinjtë, sot me një fanellë të gjelbër, duket sikur kanë një motorr të ri në mesfushë, ai De Ketelaere që sot tregoi pse drejtuesit italianë e kanë ndjekur me aq ngulm. Ishte pikërisht belgu që finalizoi një kundërsulm spektakolar duke i dhënë një asist që portugezi Leao nuk mund të mos shënonte.

Portugezi për të cilin Chelsea thuhet se mund të bëj orët e fundit të merkatos një ofertë pothuajse “skandaloze” për nga madhësia, që i afrohet 150 milionë eurove, ishte protagonist edhe në golin e dytë milanist, kësaj radhe me një asist fantastik për francezin Giroud, që arrin të gjuajë në ajër duke mos i lënë shpresë portierit kundërshtar.

Me fitoren e sotme, Milan ngjitet në kuotën e shtatë pikëve, dhe kalon Interin që u step në Olimpico nga Lazio.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli