Muriqi tashmë i papërmbajtshëm, shënon dhe fiton “derbin e shqiptarëve”

Publikuar më: 27/8/2022, ora 22:39
FbMbZm0XgAEHLPH 1080x720

Muriqi tashmë i papërmbajtshëm, shënon dhe fiton “derbin e shqiptarëve”

Publikuar më: 27/8/2022, ora 22:39

Transformimi i Vedat Muriqit në La liga është rrënjësor, dhe ndoshta definitiv.

Lojtari që ishte objekt memesh në forumet e tifozëve të Serie A, tashmë është protagonist në kampionatin spanjoll.

Dimensioni i Majorkës i është përshtatur më së miri shtatlartit kosovar, i cili po shpërblen besimin me performanca të shkëlqyera, sakrificë dhe veçanërisht atë që më shumë i mungonte në eksperiencën e hidhur me Lazion, topat në rrjetë.

Goli i Vedat Muriqit

Sot Muriqi shënoi golin e dytë në tre ndeshje, duke kaluar në avantazh Mallorca kundër Rayo Vallecano, me përballjen që përfundoi me rezultatin 0-2.

Një derbi shqiptar, mund të thuhet, nga momenti që në ekipin kundërshtar luan si titullar kuqeziu Ivan Balliu.