Pandemia, një viktimë nga Pogradeci, 19 ndodhen në spitalin COVID3

Publikuar më: 27/8/2022, ora 18:20
Koronavirusi bakteri SHBA masat Trump Vaksina Covid 19 Sars cov 2 1024x576

Pandemia, një viktimë nga Pogradeci, 19 ndodhen në spitalin COVID3

Publikuar më: 27/8/2022, ora 18:20

Një person ka humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri në 24 orët e fundit, një qytetar nga Pogradeci 47 vjeç.   

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga 1108 testime të kryera, 338 qytetarë kanë rezultuar të infektuar, ndërsa 317 të shëruar. Janë 3572 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 19 pacientë.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar

me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1108 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 338 qytetarë, në këto bashki:

116 në Tiranë, 17 në Lushnje, 15 në Durrës, 12 në Shkodër, nga 11 qytetarë në Fier, Elbasan, nga 10 qytetarë në Lezhë, Gramsh, nga 9 qytetarë në Dibër, Sarandë, nga 8 qytetarë në Kamëz, Vlorë, nga 7 qytetarë në Shijak, Divjakë, Gjirokastër, nga 6 qytetarë në Patos, Mallakastër, nga 5 qytetarë në Devoll, Kuçovë, nga 4 qytetarë në Kavajë, Himarë, Berat, nga 3 qytetarë në Rrogozhinë, Delvinë, Përmet, Këlcyrë, Tepelenë, Korçë, Maliq, Dimal, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Krujë, Bulqizë, Roskovec, Selenicë, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Tropojë, Kurbin, Mat, Memaliaj, Pogradec, Kolonjë, Peqin.

Janë 3,572 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 19 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Pogradeci 47 vjeç. 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Janë shëruar 317 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 320,000 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (27 Gusht 2022)

Raste të reja ditore            338

Të shëruar në 24 orë          317

Të shtruar në spitale             19

Humbje jete në 24 orë           1

Testime ditore                    1108

Testime totale               1,958,354

Raste pozitive                  327,153

Raste të shëruara              320,000                                                                                              

Raste Aktive                        3,572

Humbje jete                         3,581