Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Publikohet kopertina e abetares së përbashkët, në Kosovë nis shpërndarja në shkolla

Nga A2 CNN
27 Gusht 2022, 10:36 | Aktualitet

Abetarja e përbashkët Kosovë-Shqipëri, ka filluar të shpërndahet. Media kosovare RTK ka publikuar për herë të parë kopertinën e abetares që do të shpërndahet këtë vit në të gjitha shkollat e vendit tonë dhe në Kosovë.

Fotot e kopertinës së abetarës Kosovë-Shqipëri janë dërguar në RTK nga shtëpia botuese “Dukagjini”.

Nga kjo shtëpi botuese thonë se Abetarja e përbashkët është gati dhe e njëjta ka filluar të shpërndahet sot, ndonëse gjatë dy ditëve të fundit, RTK nga shumë burime, ka bërë përpjekje të mësojë se deri ku ka mbërritur procesi i përgatitjes së saj.

Megjithatë, nga kjo shtëpi botuese thonë se fillimisht, e njëjta ka nisur të shpërndahet në shkollat e fshatrave të vendit.

Sipas kësaj  shtëpie botuese, Abetarja e përbashkët do të shpërndahet gjatë fundjavës në shkollat e kryeqytetit.

Sqarimi i kësaj shtëpie botuese e cila krahas asaj “Pegi” në Tiranë  janë fituese për  shtypjen e Abetares, erdhi pas lajmit të publikuar në RTKlive se Abetarja e përbashkët nuk është shpërndarë e për më tepër, nuk dihet as pamja e saj.

Ndërkohë, Edona Kutleshi nga Zyra për Informim në Ministrinë e Arsimit, nëpërmjet telefonit tha për RTK- në se shpërndarja e Abetares nëpër shkolla është duke u jetësuar.

Megjithatë, nga MASHT-i nuk kanë dhënë informacione se në cilat shkolla apo në cilat komuna është duke u shpërndarë Abetarja e re, raporton RTK.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani