Superiore, pa fitues dy ndeshjet e para

Publikuar më: 27/8/2022, ora 20:17
super

Superiore, pa fitues dy ndeshjet e para

Publikuar më: 27/8/2022, ora 20:17

Dy ndeshjet e sotme të Superiores karakterizohen nga barazimet. Teuta nuk arrin të mposhtë dot Bylisin, që madje ka rast për të marrë tre pikët.

Ballshiotët kalojnë në avantazh në pjesën e parë me Anthony, ndërkohë që një penallti në favor të tyre ishte anuluar më parë nga sistemi VAR.

Në minutën 76, është Rubin Hebaj që shënon me portën e boshatisur.

Ndërkohë, në Kamëz, Kastrioti dhe Erzeni barazojnë pa gola, në një përballje ku nuk kanë munguar rastet, por ku mbrojtjet kanë dominuar mbi sulmuesit.