Tentoi të digjte me benzinë 16-vjeçaren, gjykata lë në burg 25-vjeçarin

Publikuar më: 27/8/2022, ora 12:16
masa 1280x720

Tentoi të digjte me benzinë 16-vjeçaren, gjykata lë në burg 25-vjeçarin

Publikuar më: 27/8/2022, ora 12:16

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Ardit Çelën, i akuzuar për tentativën e djegies me benzinë të ish-bashkëjetueses së tij minorene. Çela akuzohet për “vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, në bashkëpunim.

Për të dytin e përfshirë në ngjarje, Enea Xhori, gjykata caktoi masën e sigurisë “detyrimi për paraqitje”. E njëjta masë u caktua edhe për të dyshuarin e mitur D. K., i akuzuar për “përkrahje të autorit të krimit”.

Sipas prokurorisë, të dyshuarit kanë dhunuar një 16-vjeçare e më pas kanë tentuar ta djegin me benzinë. Në sallën e gjyqit Çela ka mohuar akuzën. Ai ka pohuar se kishte pasur një raport me të miturën, që dihej nga familjet përkatëse dhe se ditën e ngjarjes vetëm kishte shkuar të sqaronte me të dyshimet për një tradhti.