Vuçiç mandaton Ana Bërnabiç për kryeministre të Serbisë

Publikuar më: 27/8/2022, ora 11:13
brnabic djokovic 1280x720

Vuçiç mandaton Ana Bërnabiç për kryeministre të Serbisë

Publikuar më: 27/8/2022, ora 11:13

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç propozoi Ana Bërnabiçin në postin e kryeministres së Qeverisë së re të Serbisë.

Në një konferencë për media në Beograd, Vuçiç u shpreh se vendimi për mandatarin e ri të Qeverisë ishte i ndërlikuar.

Sipas tij, Bërnabiç nuk do të jetë në krye të ekzekutivit për një mandat të plotë dhe paralajmëroi se më 2024 do të ketë ndryshime në qeverinë serbe.

Por presidenti serb nuk specifikoi se çfarë ndryshimesh do të ketë në qeverinë serbe.

“Ana tani ka detyra të rëndësishme”, tha Vuçiç.

Bërnabiç ka qenë në krye të Qeverisë serbe në mandatin e kaluar dhe ishte mandatar nga partia në pushtet, Partia Përparimtare Serbe.

Qeveria serbe zgjidhet në Kuvend pas propozimit të kandidatit për kryeministër. Kuvendi më pas voton për zgjedhjen e kabinetit qeverisës.

Vuçiç tha se ai pret që Qeveria të formohet në 20 ditët e ardhshme.

Për postin e kryeministrit të Serbisë opsionet ishin: Ana Brnabiç, Millosh Vuçeviç dhe një kandidat nga radhët e partnerëve të koalicionit të Partisë Progresive Serbe.

Vuçiç më herët kishte paralajmëruar se nga shpallja e mandatit të propozuar deri në përbërjen përfundimtare të qeverisë së re do të duhet pak kohë dhe se Serbia shumë shpejt do të ketë qeverinë e re.