3 komando holandeze qëllohen me armë jashtë hotelit në SHBA

Publikuar më: 28/8/2022, ora 10:05
shba polici 1024x576

3 komando holandeze qëllohen me armë jashtë hotelit në SHBA

Publikuar më: 28/8/2022, ora 10:05

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Indianapolis në Shtetet e Bashkuara, ky 3 komando holandeze, jashtë detyrë u qëlluan me armë zjarri, pranë hotelit ku qëndronin.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës, ku tre komandot që kishin shkuar në Indianapolis për trajnim, u qëlluan në një ndër zonat më të frekuentura të qytetit.

Policia e Indianapolis thotë se oficerët i gjetën tre komandot me plagë me armë zjarri dhe ata u dërguan në spital. Një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë, ndërsa 2 të tjerët janë të vetëdijshëm.

Policia dyshon se komandot holandeze janë konfliktuar më herët me disa persona të tjerë, të cilët ishin kthyer për të marrë hak.

Deri në këto momente, nuk ka asnjë person të arrestuar për ngjarjen, ndërkohë që një hetim ka nisur.