Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

982 viktima nga përmbytjet, Pakistani shpall gjendjen e emergjencës

Nga A2 CNN
28 Gusht 2022, 09:18 | Bota

Pakistani shpalli gjendjen e emergjencës për shkak të përmbytjeve që kanë përfshirë vendin, të cilat kanë shkaktuar më shumë se 980 viktima që prej mesit të muajit qershor.

Sipas të dhënave të përditësuara nga Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Krizave, vetëm në 24 orët e fundit humbën jetën 24 persona të tjerë nga përmbytjet, ndërkohë që në total janë 33 milionë pakistanezë që po vuajnë tashmë prej dy muajsh nga kjo fatkeqësi.

Situata më dramatike paraqitet në provincat jugore të Balochistan dhe Sindh, aty ku numri i të evakuuarve është edhe më i madh.

Ekipet lokale të shpëtimit janë në garë me kohën, pasi qindra njerëz janë rrethuar nga uji në shtëpitë e tyre, në pritje të ndihmës. Sipas ministrit Shirley Rehman janë të paktën 20 rajone në Sindh që kanë nevojë urgjente për asistencë.

Përmbytjet gjithashtu kanë shkaktuar dëme shumë të mëdha materiale, duke shkatërruar ura, të mbjella, shtëpi dhe diga në vendet e prekura.

Kryeministri kërkoi ndihmë nga jashtë për të përballuar situatën dhe iu bëri thirrje dhe personave të pasur në vend që të kontribuojnë për tejkalimin e krizës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë