Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Le të nisë festa...rikthehen karnavalet në Notting Hill të Londrës

Nga A2 CNN
28 Gusht 2022, 13:47 | Aktualitet

Kanë startuar mëngjesin e së dielës në rrugët e Londrës, karnavalet e famshme të Notting Hill, të cilat ishin ndërprerë prej dy vitesh për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Mijëra njerëz dolën në rrugët e kryeqytetit britanik për të parë performancat shumëngjyrëshe të pjesëmarrësve dhe për të festuar bashkë me ta.

Karnavalet nisën me festën e përhershme për fëmijët dhe familjet për të vijuar me paradën për të rriturit ditën e hënë, e cila bëhet edhe më sensuale.

Eventi shoqërohet nga masa tepër të rrepta sigurie nga ana e autoriteteve dhe që në momentet e para u ndaluan disa persona për prishje të atmosferës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani