Marrëveshja për dokumentet, Varhelyi: Epokë e re përpara

Publikuar më: 28/8/2022, ora 12:07
VARHELI BULLGARIA ZGJERIMI frame 1455 1280x720

Marrëveshja për dokumentet, Varhelyi: Epokë e re përpara

Publikuar më: 28/8/2022, ora 12:07

Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi përshëndeti marrëveshjen e arritur një ditë më parë mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet që lehtëson lëvizjen e qytetarëve nga të dyja anët e kufirit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, komisioneri shprehet se shpreson që ky akord të shënojë një hap përpara për përparimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

“E mirëpres marrëveshjen për lëvizjen e lirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe sinqerisht shpresoj që kjo të sinjalizojë një epokë të re të përparimit të vërtetë në dialog, bazuar në marrëveshje dhe zbatim të ndërsjellë”, shkruan Oliver Varhelyi.